​Kombëtarja mbërrin në San Marino, ndryshime në listën kuqezi

Futboll

​Kombëtarja mbërrin në San Marino, ndryshime në listën kuqezi

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:09
​Kombëtarja mbërrin në San Marino, ndryshime në listën kuqezi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë.

Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë.

Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i diskualifikuar për shkak të kartonëve dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.

Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat