Trajneri i Portugalisë tregon se a do të vazhdojë të jetë Ronaldo kapiten i skuadrës

Futboll

Trajneri i Portugalisë tregon se a do të vazhdojë të jetë Ronaldo kapiten i skuadrës

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:58
Cristiano Ronaldo

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos i ka dalë në krah Cristiano Ronaldos.

Sulmuesit të Juventusit iu mohua goli në barazimin 2-2 të Portugalisë kundër Serbisë të shtunën në mbrëmje, megjithëse topi kishte kapërcyer qartë vijën.

Ai ishte i zemëruar dhe hodhi shiritin e kapitenit në tokë, por mori kritika edhe nga bashkatdhetari i tij, ish-futbollisti Fernando Meira.

Megjithatë, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos tha se Ronaldo do të mbetet kapiten.

“Ishte vetëm një moment zhgënjimi. Cristiano do të mbetet kapiten. Ai është një shembull për të gjithë. Nëse ai do të kishte ofenduar trajnerin ose shokët e tij të skuadrës, ne do ta kishim menduar këtë, por asgjë nga kjo nuk ndodhi. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, dhe ishte shumë i irrituar. Ai i jep gjithçka ekipit të tij kombëtar” – tha Santos.

Portugalia e luan nesër ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Luksemburgut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat