Ruiz hedh poshtë mundësinë e kalimit te Atletico Madrid

Futboll

Ruiz hedh poshtë mundësinë e kalimit te Atletico Madrid

Më: 29 mars 2021 Në ora: 23:06
Ruiz

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz insiston se është i lumtur te klubi italian, pavarësisht lidhjeve që e lidhin me kalimin te Atletico Madrid.

24-vjeçari pavarësisht që ka kontratë me “Napolitanët” deri në vitin 2023, është i lidhur me kalimin te Atletico.

Sidoqoftë, gjatë konferencës para ndeshjes me Kosovën, Ruiz tha se është i lumtur te Napoli.

“Jam i lumtur te Napoli dhe kam dy vite kontratë te mbetura”.

“Tani, jam i lumtur që jam me Kombëtaren dhe jam i fokusuar vetëm te ndeshja e së mërkurës, e cila do jetë shumë e vështirë”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Spanja këtë mërkurë do përballet me Kosovën në stadiumin e Spanjës, e vlefshme kualifikimet e Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat