Fernandinho do të ndjekë rrugën e Agueros – planifikon largimin nga Manchester City

Futboll

Fernandinho do të ndjekë rrugën e Agueros – planifikon largimin nga Manchester City

Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:46
Pep Guardiola

Manchester City duket se do të mbetet edhe pa Fernandinhon, pas largimit të Sergio Agueros.

Sulmuesi argjentinas konfirmoi në mbrëmjen e së hënës se në edicionin e ri nuk do të jetë më pjesë e Citizens.

Kontratë e tij skadon në qershor dhe ai do të jetë i lirë për vendosur aventurën e tij të radhës.

Sipas asaj që raporton The Athletic, edhe Fernandinho do të largohet nga Etihad Stadium në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori dhe City nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët për të rinovuar kontratën, andaj do të largohet.

Fernandinho është njëri ndër lojtarët që mban primatin e liderit në skuadër, pasi përvoja e tij ka ndihmuar Pep Guardiolën në shumë raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat