Trajneri i Portugalisë tregon nëse Ronaldos do t’i hiqet shiriti i kapitenit as asaj që bëri në Serbi

Futboll

Trajneri i Portugalisë tregon nëse Ronaldos do t’i hiqet shiriti i kapitenit as asaj që bëri në Serbi

Më: 30 mars 2021 Në ora: 09:25
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldos nuk do t’i hiqet shiriti i kapitenit të Kombëtares së Portugalisë, megjithëse e kishte hedhur atë në tokë në shenjë proteste ndaj gjyqtarit në një barazim kontrovers të ekipit të tij kundër Serbisë të shtunën, ka konfirmuar trajneri Fernando Santos.

Gjyqtari holandez, Danny Makkelie, kërkoi që i mohoi Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë golin e fitores në një barazim kundërthënës ndaj Serbisë të shtunën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Serbisë, Stefan Mitrovic, u mundua ta largojë nga vija e portës topin e goditur nga Ronaldo në kohën shtesë, por me gjithë përpjekjet e tij, topi e kishte kaluar vijën e portës.

Në mungesë të video asistentit të gjyqtarit (VAR) dhe teknologjisë së vijës së portës, Makkelie urdhëroi që loja të vazhdonte duke e mllefosur Ronaldon me bashkëlojtarë.

Sulmuesi i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhë për protesta para se ta hidhte në tokë shiritin e kapitenit i mllefosur dhe të largohej nga fusha ende pa përfunduar ndeshja.

Derisa e pranon se Ronaldo nuk është dashur të vepronte ashtu, trajneri i Portugalisë Santos konfirmoi se nuk e ka ndërmend t’i heqë shiritin e kapitenit njeriut të vet kryesor.

“Ai do të vazhdojë ta mbajë shiritin e kapitenit. Sikur ai ta fyente trajnerin e vet, bashkëlojtarët apo federatën, atëherë po do ta mendoja këtë. Por diçka e tillë nuk ndodhi”, tha Santos.

“Ajo që ndodhi ishte çast tërbimi që ka mundur të më ndodhte edhe mua. Ishte zemërim i dikujt që dëshiron të fitojë gjithmonë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat