Superliga rikthehet me super përballjen Prishtina – Gjilani

Futboll

Superliga rikthehet me super përballjen Prishtina – Gjilani

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Sot (e martë) do zhvillohet super sfida mes Prishtinës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës.

Dy skuadrat këtë edicion kanë objektiva të ndryshme, me Prishtinën që synon titullin, derisa Gjilani kërkon të mbajë pozitën momentale.

Sidoqoftë, pavarësisht objektivave të ndryshëm, dy skuadrat do ‘luftojnë’ vetëm për pikët e plota.

Takimi zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat