Prishtina-Gjilani, derbi i madh

Futboll

Prishtina-Gjilani, derbi i madh

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:18
Prishtina-Gjilani

Prishtina – Gjilani do të takohen në ndeshjen e mbetur të xhiros së 26-të në elitën e futbollit të Kosovës.

“Bardhekaltrit” të motivuar për fitore pas që në rast se fitojnë do t’i afrohen kreut të tabelës në vetëm dy pikë.

Gjilani në këtë edicion nuk ka arritur që të ambientohet me trajnerët, tashmë me Ismet Munishin që është i treti në krye të bankinës te gjilanasve, do të kërkojnë pikët për të siguruar sa më parë mbijetesën.

Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka ecuri të mirë, veçse humbja në ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit nuk dihet sa do të ndikojë.

Futbollistët e Gjilanit përpos fitores në ndeshjen e fundit kanë tre barazime dhe një humbje në pesë përballjet e fundit.

Në pesë takimet e fundit këto dy skuadra kanë rezultat të barabartë ndaj njëra tjetrës, duke fituar që të dyja nga dy lojë dhe një ndeshje duke përfundua pa fitues.

Prishtina gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 50-të pikë nga 25 ndeshje, kurse Gjilani një pozitë më poshtë por me 36-të pikë të grumbulluara.

Përballja në mes Prishtinës dhe Gjilanit do zhvillohet sot (e marte) në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15,00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat