Tovërlani: Kosovës i duhet një strategji e mirë ngjajshëm me grekët, që i morën barazim Spanjës 

Futboll

Tovërlani: Kosovës i duhet një strategji e mirë ngjajshëm me grekët, që i morën barazim Spanjës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:22
Tovërlani: Kosovës i duhet një strategji e mirë ngjajshëm me grekët, që i morën barazim Spanjës 

Kosova është para një sfide shumë të vështirë, kundër superfuqisë botërore, Spanjës. 

Ballafaqimi mes Spanjës dhe Kosovës do të luhet nesër në orën 20.45 në Sevilla, në kuadër të xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Futbollistët tanë e kanë më së të qartë nivelin e rivalit, ndaj do të orvaten që me një lojë të kujdesshme të nxjerrin maksimumin. 

Afrim Tovërlani, trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, tha se Kosovës i duhet një strategji e mirë dhe e ngjashme me grekët që iu kundërvunë Spanjës.

Kosova kundër Spanjë, një kombëtare tejet e fuqishme. Spanja është Spanjë, si e sheh këtë sfidë dhe si duhet të reagojë Kosova?

“Sa i përket Spanjës po shpresoj që selektori me shtabin e tij i ka analizuar dy ndeshjet e fundit të tyre duke e ditur qe e kanë ndërrimin e gjeneratës dhe nuk janë ata që ishin para disa viteve.

Pra na duhet një strategji e mirë ngjajshëm me greket të cilët i morën barazimin spanjollëve në fushën e tyre. Kosova e ka potencialin shumë të mirë për të luajtur me kundërsulme sepse kemi lojtar të shpejt të krahëve si Rashica dhe Zeneli.

Të kemi shumë disiplinë në zbatimin e detyrave dhe të jemi kompakt në distancën e reparteve duke mos lënë zbrazëtira.

Nuk kemi çfarë të humbim por vetëm mund të përfitojmë nga kjo ndeshje”, thotë Afrim Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat