Manchester City e cilëson argjentinasin si legjendë

Futboll

Manchester City e cilëson argjentinasin si legjendë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:27
Manchester City e cilëson argjentinasin si legjendë

Lojtari i njohur argjentinas Sergio Aguero do të largohet këtë verë nga Manchester City.

Një statujë do të vendoset në emër të karrierës së suksesshme të Agueros në ekip. Manchester City e cilëson Agueron si një ikonë globale të futbollit dhe një nga lojtarët më të mirë të epokës së Premier Ligës.

Opsioni zëvendësues i tij është Erling Halaand, të cilin skuadra e Guardolës pritet që në afatin kalimtar të verës ta transferojë, edhe pse ka konkurrencë të fortë për të.

Lidhur me këtë transferim presidenti i Cityt Khaldoon Al Mubarak u shpreh se: “Kontributi i Sergios në Manchester City gjatë dhjetë viteve të fundit nuk mund të mbivlerësohet.”

"Figura e tij do të gdhendet në mënyrë të pashlyeshme në kujtimet e të gjithëve që e duan klubin dhe ndoshta edhe për ata që thjesht e duan futbollin.” shtoi ai.

Një statujë e 32 vjeçarit është porositur të qëndrojë afër stadiumit “Etihad” përkrah atyre që po punohen aktualisht për të nderuar legjendat e klubit David Silva dhe Vincent Kompany.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat