Portieri i Barcelonës, pengesa për sulmuesit e Maqedonisë

Futboll

Portieri i Barcelonës, pengesa për sulmuesit e Maqedonisë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:58
Portieri i Barcelonës, pengesa për sulmuesit e Maqedonisë

Mark Andre Ter Shtegen do të jetë në portën e Gjermanisë për përballjen me Maqedoninë. Sipas mediave gjermane, portieri i Barcelonës, do të zëvëndësojë Manuel Nojerin dhe pritet që të fillojë nga minuta e parë të ndeshjes në Duisburg, më 31 mars.

Ai do të jetë ndrrimi i parë i Joakim Loevit në formacionin e parë, pasi që trajneri gjerman e paralajmëroi një gjë të tillë, pas sfidës me Rumaninë.

Ndrrimi i dytë që ka paralajmëruar trajneri Love është Timo Verneri, që do të luajë nga minuta e parë në sfidën e programuar me Maqedoninë, më 31 mars.

Përballjen Gjermani-Maqedoni, do të drejtojë arbitri rus, Sergej Karashev, që nis në orën 20.45 dhe zhvillohet në stadiumin në Duisburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat