Shala: Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të mos veprojë në interesin e futbollistëve 

Futboll

Shala: Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të mos veprojë në interesin e futbollistëve 

Nga: K.G. Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:01
Shala: Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të mos veprojë në interesin e futbollistëve 

Boksieri i mirënjohur, Shpëtim Shala, ka vërejtje në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai përmes një shkrimi në facebook ka dhënë edhe arsyet e tija.

“Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të mos veprojë në interesin e futbollistëve nga ligat e Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 me datën 26 dhe 29 mars zhvilloj dy ndeshje në Doha / Katar. 

Në këto dy ndeshje lihet në bankë një super portier si Agron Kolaj i cili është ndër portierët më të spikatur të Superligës së Kosovës. 

Ndërsa si startues vendoset një portier i ligës së 4-të të Gjermanisë.

Asgjë personale kundër David Ndreca Bisinger, mirëpo mendoj që Agron Kolaj gjatë sezonit vijues në Superligën e Kosovës si postier i FC Besa e ka dëshmu veten se është një ndër portierët më të mirë të Superligës së Kosovës dhe se e ka vendin në formacionin startues të U-21. 

Që Federata e Futbollit të Kosovës nuk vepron në interes të ngritjes së futbollistëve nga Superliga e Kosovës, tregon edhe fakti që një super sulmues si Mirlind Daku me 26 gola të shënuara deri me tani nuk ftohet as në përzgjedhjen e gjerë të përfaqësueses A. 

E di qe përzgjedhja e lojtarëve bëhet nga Trajneri i Përfaqësueses. Mirëpo politika e FFK duhet të jetë e tillë që së paku 1 ose 2 lojtar meritorë të Superligës së Kosovës të grumbullohen me përfaqësueset, e sidomos kur në Superligë e ke një portier si Agron Kolaj që e meriton pozitën startuese me U21.

Shpresojë në reflektim”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat