​Salah: Ndoshta një ditë mund të luaj në Spanjë

Futboll

​Salah: Ndoshta një ditë mund të luaj në Spanjë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:57
Mohamed Salah

Sulmuesi egjiptian ka insistuar që e ardhmja e tij nuk është në duart e tij, pasi që u pyet nëse ka ardhur koha që të largohet nga “Anfield Road”.

Mohamed Salah ka lënë të hapur mundësinë që mund të lëviz drejt Spanjës, duke treguar që në të ardhmen ka dëshirë të luaj në La Liga.

Salah ka folur për “Marca” para ndeshjes së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, duke iu përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij tek “Të Kuqtë”.

“Nuk është në duart e mija, nëse qëndroj apo jo. Do të shohim se çdo të ndodhë, por nuk preferoj që të flas për at gjë tani”, tha Salah.

“Lidhja që e kam me Kloppin është lidhje normale mes dy profesionistëve. Kështu do ta përshkruaja”, shtoi ai.

Më pas ai u pyet nëse do të dëshironte që të provonte futbollin spanjoll, pasi që ka provuar atë në Angli dhe Itali.

“Unë shpresoj që të luaj edhe për shumë vite të tjera. Pse jo? Askush nuk mund ta dijë se çfarë do të sjellë e ardhmja, ndoshta një ditë do të luaj në Spanjë, po”, u përgjigj ylli i Liverpoolit.

Mohamed Salah ka kohë të gjatë që është duke u lidhur me një transferim të mundshëm tek gjiganti spanjoll Real Madrid, dhe me një sezon jo të mirë që është duke kaluar Liverpooli, spekulimet se ai mund të largohet nuk kanë të ndalur, ku edhe vetë lojtari e ka komentuar këtë gjë, duke mos e përjashtuar mundësinë e largimit nga kampionët e Premier Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat