E pa gjithë bota, portieri i Serbisë tregon budallaqe

Futboll

E pa gjithë bota, portieri i Serbisë tregon budallaqe

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:57
E pa gjithë bota, portieri i Serbisë tregon budallaqe

Katër pikë në dy ndeshje në kualifikimet e Botërorit 2022 për Portugalinë, e cila të shtunën në mbrëmje doli e vjedhur nga transferta me Serbinë.

Edhe pse ishte duke udhëhequr me dy gola avantazh, luzitanët u barazuan 2-2, me shumë polemika në minutat e fundit të ndeshjes.

Protagonist ishte Cristiano Ronaldo, gjuajtja e të cilit u neutralizua nga Stefan Mitrovic, pasi topi e kishte kapërcyer vijën fatale. Kampioni i Juventusit u ndje i vjedhur, reagoi keq, duke hequr shiritin e kapitenit dhe hedhur atë me forcë në tokë.

Disa ditë pas “krimit” mbërritën deklaratat e portierit serb, Mitroviq, i cili, në mikrofonët e “Novosti” këmbënguli me linjën e tij të mendimit mbi rregullsinë e vendimit arbitral, pavarësisht nga imazhet që tregonin qartësisht diçka tjetër dhe duke treguar një budallëqe të tij:

 “Ronaldo ka këndvështrimin e tij për situatën dhe mund të jetë i zemëruar, por unë nuk mendoj se topi ka hyrë në portë. Ne jemi të lumtur me këtë rezultat, morëm një pikë të rëndësishme”.

Një deklaratë që sigurisht nuk do ta kënaqë Ronaldon, ndoshta ende i irrituar nga ajo që i ndodhi. Po të kishte pasur “goal line technology”, me siguri rasti do të fliste në favor të tij, pavarësisht mohimit të një goli të qartë nga portieri serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat