UEFA merr vendimin, ja në cilin stadium do të luhet çerekfinalja Chelsea - Porto

Futboll

UEFA merr vendimin, ja në cilin stadium do të luhet çerekfinalja Chelsea - Porto

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:28
UEFA merr vendimin, ja në cilin stadium do të luhet çerekfinalja Chelsea - Porto

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, vuri përballë anglezët e Chelsea që eliminuan Atletico Madridin në raundin e 1/16-ve dhe portugezët e Portos që eliminuan Juventusin.

Ditën e sotme, UEFA ka komunikuar nëpërmjet faqes së saj në “Twitter”, stadiumin ku do të luhen dy sfidat e çerekfinaleve të ndeshjes Chelsea-Porto, të planifikuara për datat 7 dhe 13 prill.

Për shkak të pandemisë, dy sfidat janë vendosur të luhen në stadiumin e Sevijas në Spanjë.

E njëjta praktikë u ndoq dhe ndeshjen e 1/16-ve ndërmjet Lajpcigut dhe Liverpulit, me ekipet që luajtën të dy sfidat në Budapest të Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat