Ja sa gola shënoi Japonia ndaj Mongolisë

Futboll

Ja sa gola shënoi Japonia ndaj Mongolisë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:59
Ja sa gola shënoi Japonia ndaj Mongolisë

Japonia ka shënuar fitore shumë të thellë kundër Mongolisë me rezultat 0-14 në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Duket se Japonia ka ushtruar “dhunë” kundër ekipit modest të Mongolisë, duke ia shënuar kësaj të fundit plot 14 gola.

Golat për Japonezët erdhën në minutat 13, 23, 36, 33, 39, 55, 68, 73, 78, 79, 87, 90+1, 90+2, 90+3.

Lojtari i Liverpool, i huazuar te Southampton, Takumi Monamino, hapi llogarinë për Japoninë duke filluar “masakrën”, kurse bashkëlojtari i Milot Rashicës, Yuya Osako, shënoi hat-trick duke përmbyllur këtë ndeshje për t’u mbajtur mend në bazë të rezultatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat