Ndihmëstrajneri i Gjilanit: Fare nuk kemi ardhur për barazim

Futboll

Ndihmëstrajneri i Gjilanit: Fare nuk kemi ardhur për barazim

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:20
Ndihmëstrajneri i Gjilanit: Fare nuk kemi ardhur për barazim

Takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit përfundoi me rezultat të bardhë 0:0, shkruan Insporti. Prishtinasit patën mundësi të shënonin nga penalltia, për ta marrë një fitore minimale por nga 11 metërshi në minutën e 88′ pritjen e Besnik Krasniqit e pret Enea Koliçi

Pas ndeshjes, ndihmës trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni tha se: “Ne kemi ardhë për të fituar, nuk kemi bo zhagitje të lojës, kemi ardhë për ta fituar ndeshjen, as para ndeshjes as pas ndeshjes nuk kemi luajtur për barazim

“Ne patëm sot kundërshtar ekipin që lufton për titull, por fare nuk kemi ardhë për të barazuar”, përfundoi Hyseni.

Skuadra e Zekerija Ramadanit deri tash ka grumbulluar 51 pikë në 26 ndeshje, kurse futbollistët e Ismet Munishit momentalisht kanë 37-të pikë në pozitën e katërt në tabelë.

Klubi nga kryeqyteti në xhiron e ardhshme do të luajë derbin ndaj Ballkanit, derisa Gjilani pret skuadrën nga Peja, Besën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat