Kryeziu është i vetëdijshëm për forcën që ka skuadra spanjolle

Futboll

Kryeziu është i vetëdijshëm për forcën që ka skuadra spanjolle

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:07
Kryeziu është i vetëdijshëm për forcën që ka skuadra spanjolle

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër sfidon Spanjën në Sevilla në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Hekuran Kryeziu mesfushori i ‘Dardanëve’, ka folur sot në konferencën për media, një ditë para ndeshjes kundër Spanjës.

Kryeziu është i vetëdijshëm për forcën që ka skuadra spanjolle, por sipas tij, Kosova do të jap më të mirën në këtë ndeshje.

“Ndeshja me Suedinë ka qenë e vështirë, e kemi analizuar atë lojë”, tha ai.

“Është një kënaqësi me lujt një ndeshje me ndër kombëtaret më të mira në botë. Ne do ta japim më të mirën në fushë”, theksoi Kryeziu.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës luhet nesër në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK1..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat