Ronaldo me Portugalinë nuk gabojnë, fituan ndaj Luksemburgut 

Futboll

Ronaldo me Portugalinë nuk gabojnë, fituan ndaj Luksemburgut 

Nga: K.G. Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:37
Ronaldo me Portugalinë nuk gabojnë, fituan ndaj Luksemburgut 

Portugalia kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi "Stade Josy Barthel" në Luksemburg. 

Portugezët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Luksemburgut, në takimin e vlefshëm të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Luksemburgu avancoi me golin e Rodriguez në minutën e 14-të, por mysafirët në krye me Cristiano Ronaldon nuk lejuan befasi apo të gabojnë, duke u rikthyer fuqishëm në rezultat.  

Për Portugalinë  shënuan Jota (45+2'), Ronaldo (51') e Palhinha (80'). 

Portugalia udhëheq grupin me 7 pikë, kurse Luksemburgu është në pozitën e tretë me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat