Pesë oferta në drejtim të Sergio Agueros!

Futboll

Pesë oferta në drejtim të Sergio Agueros!

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:19
Sergio Aguero

Sergio Aguero njoftoi se do të largohet nga Manchester City si një agjent i lirë, kështu që Inter, PSG, Juventus dhe Barcelona janë emëruar si destinacione të mundshme për të ardhmen e tij.

Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33 vite në qershor dhe do të largohet pas një dekade në Manchester.

Sipas “Footmercato” në Francë, agjenti i Agueros tashmë ka marrë pesë oferta zyrtare për kontratë.

Ata janë nga Interi, Barcelona, Chelsea, PSG dhe me gjasë edhe rivalët e Cityt Manchester United.

Nga ana tjetër, “ESPN” thotë se Juventusi është gjithashtu në garë, me Barcelonën dhe PSG-në.

Megjithatë, burimet spanjolle sugjerojnë që Barça nuk do të bëjë një ofertë, sepse trajneri Ronald Koeman nuk mendon se Kun do të përshtatet me ekipin e tij.

Aguero bëri vetëm 14 paraqitje në Manchester City këtë sezon, duke shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat