Gjermania është favorit kundër Maqedonisë së Veriut

Futboll

Gjermania është favorit kundër Maqedonisë së Veriut

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:22
Gjermania është favorit kundër Maqedonisë së Veriut

Në pres konferencën në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Gjermanisë për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev kanë deklaruar se nuk do të ketë nevojë për motivim të veçant për ndeshjen me kundërshtarin e madh.

Gjermania është favorit, por ne në të kaluarën kemi treguar se mundemi të përballemi me përfaqësuese të rangut të nesërm.

-Gjermania nuk është favorit vetëm kundër neve, por është favori për të gjithë në kampionatet Botërore dhe Europiane. Kjo do të jetë ndeshje e veçant për ne dhe do të jetë kënaqësi të luhet me një kundërshtarë të tillë. Për këtë arsye nuk kemi nevojë për ndonjë motivim të veçant, pasi vet fakti që luajmë kundër një ish kampioni Botëror na jep motivim për lojë. Na pret një ndeshje emocionuese. Ndaj kundërshtarëve të fort, çdo herë luajmë mirë.

Besoj që do të jetë ashtu edhe në ndeshjen e nesërme. Gjermanët janë fizikisht të fortë dhe kanë cilësi të shkëlqyeshme. Përderisa pas stërvitjes do të jetë gjithçka mirë me Vellkovskin dhe Ademin, të dy do të garojnë për një vend në formacionin startues”, ka deklaruar Igor Angellovski.

"Për ne është nder që do të luajmë kundër një kundërshtari të madh. Ne jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin edhe pse kjo do të jetë ndeshja e tretë brenda 7 ditëve.

Gjermanët e dijnë se kundër cilit luajnë, e dijnë se çfarë kualiteti kemi dhe sigurisht shumë mirë kanë analizuar lojën tonë.

Por, ne jemi një përfaqësuese krejtësisht ndryshe nga ajo 5 ose 6 vite më parë, tani jemi shumë më të fortë, tani jemi pjesëmarrës në Kampionatin Europian dhe mendoj se edhe kundërshtari do të jetë i kujdesshëm.

Ata janë favorit, ajo është e qartë, por ne duhet të besojmë në vetën tonë dhe të besojmë se mund ti befasojmë ata”, ka deklaruar Pandev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat