Gjonbalaj: Si në humbje si ne fitore në duhet të jemi përkrah ekipit kombëtare

Futboll

Gjonbalaj: Si në humbje si ne fitore në duhet të jemi përkrah ekipit kombëtare

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:28
Gjonbalaj: Si në humbje si ne fitore në duhet të jemi përkrah ekipit kombëtare

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër sfidon Spanjën në Sevilla, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2020’.

‘Dardanët’ i pret një sfidë e vështirë, sepse përballë do të kenë njërën ndër kombëtaret më të forta në planet.

Analisti i futbollit tonë, Malsor Gjonbalaj (RTK), ka thënë se fillimi i ndeshjeve ndërkombëtare për Kombëtaren tonë, ka qenë i vështirë, por sipas tij, rezultatet e arritur gjatë këtij rrugëtimi, japin shpresë së Kosova mund të jetë një kombëtare e madhe.

“Duke i ditur telashet në fillim, asnjëri nga ne nuk kemi pasur priteshmeri të mëdha, megjithatë, ne gjatë rrugëtimit treguam së mund të bëjmë një skuadër të madhe”, tha Gjonbalaj.  

“Ne e kemi cek se ne nuk presim shumë, por ne duhet të shfrytëzojmë maksimumin që kemi. Përndryshe si në humbje si ne fitore në duhet të jemi përkrah ekipit kombëtare”.

Tutje Gjonabalaj ka shtuar së zërat e gazetarëve spanjolle në raporton me Kombëtaren e Kosovës, nuk vijnë në shprehje, dhe se sipas tij, ato janë vetëm për konsum të brendshëm.

 “Sado këta zëra të gazetarëve spanjolle, nuk kanë më ardhur në shprehje në organizimin e një ndeshje të organizuar nga FIFA dhe UEFA, dhe se ato që i bëjnë disa gazetar janë për konsum të brendshëm. Ajo që më bëri përshtypje sot është Bajram Shala në konferencën për media në Sevilla”, theksoi Gjonbalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat