Thaçi: Sot është dëgjuar edhe himni i Kosovës në stadiumin në Sevilla

Futboll

Thaçi: Sot është dëgjuar edhe himni i Kosovës në stadiumin në Sevilla

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:45
Thaçi: Sot është dëgjuar edhe himni i Kosovës në stadiumin në Sevilla

Gazetari i Radio Kosovës, Edmond Thaçi nga Sevilla, ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë deri tash.

Ai thotë se është i befasuar më pritjen që i është bërë Kosovës në Sevilla nga ana e spanjollëve.

Thaçi ka bërë të ditur se tashme edhe flamuri është vendosur në stadiumin e Sevillës. Ai ka shtuar së Kombëtaren e Kosovës atmosfera është shumë e mirë.

“Kanë mbetur me pak së 24 orë para ndeshjes Spanjë- Kosovë. Sigurisht së në të kaluarën kemi pasur probleme, por kësaj radhe është krejt ndryshe. Ka qenë një mikpritje e jashtëzakonshme, na kanë pritur shumë mirë, edhe pse nuk e kemi pritur një pritje të tillë”, tha Thaçi.

“Sot është dëgjuar edhe himni i Kosovës në stadium kur u behshin përgatitjet, por edhe flamuri është vendosur në mëngjes. Gjithçka po shkon ashtu si duhet për një ndeshje ndërkombëtare.

“Atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë e mirë. Kosova ka mbajtur stërvitjen e fundit dhe së gjithçka është gati për ndeshjen e nesërme. Valon Berisha sot ka mbajtur stërvitjen dhe besoj se do të jetë i gatshëm për lojë si dhe do të rikthehet edhe Dreseviq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat