Napoli, menaxheri i Hysaj “largon” Gattuso-n: Nuk do të qëndrojë

Futboll

Napoli, menaxheri i Hysaj “largon” Gattuso-n: Nuk do të qëndrojë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 01:09
Genaro Gattuso

“Gattuso? Nuk kam folur me të, por mendoj se, pavarësisht nga pozicioni në kampionat, nuk do të qëndrojë të Napoli”.

Këto kanë qenë fjalët e Mario Giuffredi-t, menaxheri i Elseid Hysaj, Di Lorenzo-s dhe Mario Rui-t, për Radio Marte.

“Axurrët do të kërkojnë një trajner të ri.

Mendoj se në vendin e tij, pas dhunimit mediatik që ka pësuar dhe mungesa e mbrojtjes nga klubi, do të ishim larguar të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat