Marca para ndeshjes: Spanja njeh Kosovën, jemi rivali i 92 sportiv i tyre

Futboll

Marca para ndeshjes: Spanja njeh Kosovën, jemi rivali i 92 sportiv i tyre

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:09
Marca para ndeshjes: Spanja njeh Kosovën, jemi rivali i 92 sportiv i tyre

Lajmet nga gazetat spanjolle që lidhen edhe me situatën politike, po vazhdojnë edhe sot, në ditën kur takohen Spanja dhe Kosova.

Gazeta e njohur “Marca” sot ka publikuar një artikull me titullin “Spanja njeh Kosovën”, duke theksuar se “Dardanët” do të jenë kundërshtarët e 92-të në histori të Spanjës.

“Sot nuk është një ditë tjetër në historinë e ekipit kombëtar. 31 Mars 2021 do të mbetet data në të cilën Spanja u përball me një rival që Qeveria jonë nuk e njeh. Federata Spanjolle e Futbollit nuk i paraqiti asnjë kërkesë FIFA-s për të mos luajtur me Kosovën, gjë të cilën e bëri Serbia, Rusia dhe Bosnja-Hercegovina.

Shorti i Kosovës po shkonte në grupin A, por më parë Serbia ishte tashmë atje, gjë që bëri që ata të kalojnë automatikisht në B. Dhe atje ishte Spanja. Dhe rrëmujë. Sot, në La Cartuja, ndeshja do të zhvillohet nën ritualet që FIFA dhe UEFA imponojnë në të gjitha duelet e kombëtareve” – thuhet mes tjerash në këtë artikull.

Gazeta spanjolle gjithashtu ka përmendur faktin se nga Grupi B, vetëm Suedia njeh shtetin e Kosovës. Kujtojmë se në këtë grup krahas Kosovës dhe Suedisë, janë edhe Spanja, Greqia e Gjeorgjia.

Po ashtu është shkruar një rrëfim për fëmijërinë dhe luftën për Vedat Muriqin, ndërsa ceket edhe fakti që lojtari i Real Sociedad, Adnan Januzaj është nga Kosova.

Ndryshe, Spanja dhe Kosova takohen sonte në “La Cartuja” të Sevillës nga ora 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat