Ajet Shosholli për Kosovën: Kur një Greqi i merr pikë Spanjës, pse mos t’i marrim edhe ne

Futboll

Ajet Shosholli për Kosovën: Kur një Greqi i merr pikë Spanjës, pse mos t’i marrim edhe ne

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:11
Ajet Shosholli:

Kombëtarja e Kosovës është para sfidës së madhe, të jesh apo të mos  jesh përball superfuqisë së futbollit botëror, Spanja.

Megjithatë djelmoshat zotohen për lojë të mirë dhe që të bëjnë befasi, sepse me angazhim e lojë cilësore gjithçka është e mundshme. Ndeshja Spanjë - Kosovë luhet sonte në orën 20.45 në Sevilla, ndeshje e vlefshme e xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991-1996, Ajet Shosholli, trajner i shquar, tha se djemtë tanë duhet të japin më të mirën kundër “Furisë së Kuqe”. 

Image

“Duhet me qenë real dhe modest, ata janë shumë përpara apo janë të gjitha përparësitë në anën e Spanjës, megjithatë  asnjëherë nuk mungojnë befasitë. 

Ne besojmë sonte, edhe pse pësuan humbje kundër (0:3) Suedisë, normalisht që ishte e hidhur, mendoj që djemtë tanë të rikuperohem me lojë sonte, të kemi një paraqitje dinjitoze, si me Anglinë (5:3 për anglezët) që treguam lojë mjaft të mirë”, tha Shosholli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish trajneri i mirënjohur dhe i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, e ka marrë shembull edhe Greqinë.

“Nëse për shembull një Greqi i merr pikë Spanjës, pse mos të jemi edhe ne optimistë, edhe pse ne me ekip të përgjysmuar kemi luajtur baras me Greqinë në Athinë dhe kemi pasur shans edhe të fitojmë në vjeshtën e kaluar, edhe pse prapë kemi mungesa, shpresoj se do të kemi paraqitje të mirë. Në një mënyrë të ruajmë at imazhin e një kombëtare shumë të re dhe e cila ka re krijuar një respekt në Ballkan dhe në Evropë”, theksoi me tej.  

Shosholli shprehet se do të jetë vështirë, pasi përballemi me ish kampionin e botës dhe ish Evropës. 

“Spanja është fuqi botërore, dihet se ka qenë kampion evropiane dhe e botës dhe në çdo eveniment është favorit, së paku Kombëtarja jonë të ketë një paraqitje të mirë. 

Duhet të jemi modest dhe të matur, edhe nëse humbim nuk është fundi i botës, këta djem duhet mi përkrahur, që të japin gjithçka prej vetvetes në këto ndeshje që kemi.

Normalisht duhet të kanë mbështetjen e gjithë neve dhe të opinionit sepse nganjëherë luajnë edhe shumë faktorë, si bie fjala kemi mungesa apo pandemia po e bën të veten, sepse u mësuam me një seri të mirë të rezultateve, duke lënë mbresa në opinion se mundem edhe me tepër”, përfundoi Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat