​“Marca” parashikon formacionin e Kosovës pak orë para ndeshjes

Futboll

​“Marca” parashikon formacionin e Kosovës pak orë para ndeshjes

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:34
Kombëtarja e Kosovës në Futboll

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, mediumi spanjoll “Marca” ka publikuar një artikull të ri kushtuar kësaj sfide.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe zhvillohet nga ora 20:45 në Sevilla.

Gjithnjë sipas “Marca”, të dy skuadrat do të paraqiten me formacionet e më poshtme:

Spanja: Unai Simón; Marcos Llorente, Eric García, Sergio Ramos, Jordi Alba; Pedri, Koke, Canales; Oyarzabal, Dani Olmo Gerard Moreno.

Kosova: Ujkani; Hadergjonaj, Dreshevic, Fazliji, Paqarada; Kryeziu; Halimi, Celina, Rashica, Zeneli; Muriqui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat