Selmani para ndeshjes me Spanjën: Kosova duhet ta ndërroj qasjen dhe stilin e lojës 

Futboll

Selmani para ndeshjes me Spanjën: Kosova duhet ta ndërroj qasjen dhe stilin e lojës 

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:54
Selmani para ndeshjes me Spanjën: Kosova duhet ta ndërroj qasjen dhe stilin e lojës

Trajneri i futbollit, Agron Selmani, mendon se për Kosovën është një sfidë e vështirë kundër Spanjës, që luhet sonte në orën 20.45.

Ai ka përshkruar edhe stilin e lojës së “Furisë së Kuqe” edhe të Kombëtares së Kosovës. 

“Reprezentacioni i Spanjës aplikon  të ashtuquajturin stilin latin të lojës, ky është një stil që dallohet kryesisht për shkak të karakteristikave të tij orientale ku sulmet kryhen me shumë aktivitete individuale, me shumë driblime, lëvizje atraktive dhe të bukura, me improvizime  të pazakonta dhe me liri te theksuar te individëve në lojë.

Karakteristikat e lojtareve: Manovrues dhe kontrollues jashtëzakonisht te mirë të topit. Driblues të shkëlqyeshëm, me aftësi të kryejnë aksione kreative.

Kosova tenton të aplikon stilin kontinental të lojës, ( cili është një përzierje hibrid i stilit latinë dhe stilit  veriorë) me një dozë të madhe të kreativitetit, koordinim dhe komponim të paramenduar.

Ky stil  preferon lojën e hapur apo të ashtuquajturin “Futbollin Total”

Lidhur me karakteristikat që posedojnë lojtarët, duhet theksuar para së gjithash: Janë të mirë në posedim te topit dhe me pasime te sakta. Më shumë është e shprehur loja kolektive. Për fund:

Kosova duhet ta ndërroj qasjen dhe stilin e lojës, struktura e lojtarëve është e atillë ku futbollistëve të Kosovës do të u përshtatej aplikimi i elementeve të stilit Italian të lojës ,me përgjegjësi të lartë në mbrojtje, kompaktësi në mes të reparteve duke përdore aftësit e veta (repartin sulmues),duke ndërruar tempon e lojës, të shfrytëzoj përparësinë psikologjike dhe të shfrytëzoj elementin e befasisë!”, ka shkruar Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat