Challandes ndryshon strategjinë, ky do të jetë portieri i Kosovës

Futboll

Challandes ndryshon strategjinë, ky do të jetë portieri i Kosovës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 19:23
Challandes ndryshon strategjinë, ky do të jetë portieri i Kosovës

Kombëtarja  e Kosovës sonte luan takimin e dytë kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ndaj Spanjës në Sevilla.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, duket se ka vendosur të startojë me Samir Ujkanin në portë, përkundër gabimeve në sfidën e fundit ndaj Suedisë.

Kjo është për shkak se Ujkani shihet si lojtar me shumë eksperiencë, ndërkohë Challandes gjithashtu do të ndryshojë formacionin titullar, duke aplikuar një rreshtim më defanzivë 5-4-1, raporton gazetari i SSK, Arlind Sadiku.“Dardanët” vinë pas një humbje 0-3 në shtëpi ndaj Suedisë, teksa Spanja ka katër pikë nga dy takimet e para në grup, ku fillimisht barazuan 1-1 ndaj Greqisë, e pastaj fituan 1-2 në fund ndaj Gjeorgjisë, me një gol të Dani Olmos.

Takimi i sotëm nis me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat