Hysaj: Topi nuk donte të hynte në rrjetë

Futboll

Hysaj: Topi nuk donte të hynte në rrjetë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:29
Hysaj: Topi nuk donte të hynte në rrjetë

Elseid Hysaj bëri një ndeshje të mirë, e madje duke marrë pjesë edhe në askionet sulmuese të skuadrës së tij.

Pas ndeshjes me San Marinon, ku kuqezinjtë tanë fituan me rezultatin 0-2, Hysaj ka pohuar se:

“Thjesht ata ishin një skuadër si Andorra, që po mbylleshin shumë dhe është vështirë të gjesh hapësira, ata pas 45 minuatsh u lodhën, ishim më mirë, plus ndërrimet bënë punë se gjenim më shumë Roshin e Uzunin”.

“Besoj se raste kemi pasur shumë. madje kemi pasur raste kur topi kalonte në zonë e nuk shkonte në rrjetë.”  

“Besoj se po, kemi 6 pikë e jemi në lojë, kemi kundërshtarë të fortë, besoj se kjo skuadër ka më shumë vlera.

E denim që Bajrami kishte probleme me letrat dhe iku, por shoresojmë që ta kemi sa më shpejt në eklip, pasi është një lojtarë I mirë dhe do të na japoë një dorë këtë periudhë”,-ka pohuar Elseid Hysaj, një nga liderët e Konbëtares kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat