Nedim Bajrami nuk mund të luajë për Shqipërinë në të ardhmen

Futboll

Nedim Bajrami nuk mund të luajë për Shqipërinë në të ardhmen

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:50
Nedim Bajrami nuk mund të luajë për Shqipërinë në të ardhmen

Një lajm i papritur vjen nga Zvicra në lidhje me Nedim Bajramin, i cili pak kohë më parë mori pasaportën shqiptare, me shpresën se do të merrte dritën jeshile nga FIFA për të luajtur me kombëtaren kuqezi.

“Blick” raporton së fundmi, se FIFA nuk e ka pranuar kërkesën që Bajrami të luajë me Shqipërinë në të ardhmen.

E gjitha lidhet me faktin se 22-vjeçari, ka luajtur në 4 ndeshje me Zvicrën e U-21 dhe rregullorja e thotë se në rast se një lojtar pasi mbush 21 vjeç, luan me një kombëtare 1 ose më shumë ndeshje, qoftë ajo edhe e 21-vjeçarëve, atëherë nuk mund të ndryshojë kombëtaren dhe të luajë me një tjetër.

Në këtë mënyrë, FIFA i ka mohuar të drejtën fantazistit të luajë me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat