Spanja injoroi në maksimum Kosovën

Futboll

Spanja injoroi në maksimum Kosovën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 00:13
Kosova dhe Spanja

Kosova dhe Spanja u përballën në Sevilla, për Kualifikueset e Botërorit.

Ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe, mediat spanjolle vijojnë ironinë ndaj Dardanëve. Televizioni Kombëtar po transmetonte ndeshjen, teksa emri i Kosovës është i shkruar me të vogla.

Nuk munguan incidentet as para sfidës. Autoritetet vendase tentuan të hiqnin flamurin e Kosovës, por një gjë e tillë nuk është lejuar.

Pavarësisht përpjekjeve, flamuri ka qëndruar aty ku ishte vendosur që në fillim. Në Spanjë, si duket, akoma nuk e pranojnë realitetin më të ri që quhet: Kosovë. Kujtojmë që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e vendit Dardan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat