Kastrati dhe Dani Olmo që luanin së bashku e Dinamo Zagreb ndërruan fanellat

Futboll

Kastrati dhe Dani Olmo që luanin së bashku e Dinamo Zagreb ndërruan fanellat

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:06
Kastrati dhe Dani Olmo që luanin së bashku e Dinamo Zagreb ndërruan fanellat

Spanja mposhti me rezultat 3-1 Kosovën për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Reprezentuesi i Spanjës, Dani Olmo dhe ai i Kosovës, Lirim Kastrati, kanë luajtur bashkë në klubin Dinamo Zagreb.

Pas ndeshjes, ata patën një takim të shkurtër ku edhe shkëmbyen komente me njëri tjetrin në përgjithësi për ndeshjen dhe postuan një foto në rrjetin social ‘instagram’.

Kastrati po luante në Lokomotivën e Zagrebit përpara se të transferohej në klubin e Dinamo Zagrebit, derisa, Olmo ka luajtur për Zagrebin gjatë viteve 2014-2020 përpara se të transferohej në RB Leipzig në vitin 2020.

Në një postim në llogarinë zyrtare, Kastrati ka shpërndarë një foto ku shihen lojtarët duke shkëmbyer fanellat e tyre me mbishkrimin: “Ishte kënaqësi të të shihja miku im”.

Olmo në anën tjetër, la një koment duke thënë: “Sa mirë që ju pash, vëlla. Fat përpara (e shënoi në gjuhën kroate pjesën e fundit”. I riu Olmo shënoi golin e parë për Spanjën, derisa Kastrati u inkuadrua në pjesën e dytë nga banka rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat