Trajneri i Maqedonisë: Gruaja ime është e sëmur nga koronavirusi

Futboll

Trajneri i Maqedonisë: Gruaja ime është e sëmur nga koronavirusi

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:21
Trajneri i Maqedonisë: Gruaja ime është e sëmur nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut në futboll shënoi fitore historike prej 2:1 ndaj Gjermanisë në Duisburg.

Pas ndeshjes seleksionuesi Igor Angelovski deklaroi se fitoren ia dedikoi gruas së tij e cila po lufton me Covid-19, përcjell News-TV.

“Më duhet të them se bashkëshortja ime është e sëmur nga koronavirusi, derisa unë jam këtu. Ishte në gjendje të rëndë, ishte e hospitalizuar në një klinikë private, tani gjendet në shtëpi…

Kështu që patjetër më duhet ta them se kjo fitore është për te, për fëmijët e mi, ata i kam mbështetësit më të mëdhenj”, deklaroi Angellovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat