Do apo nuk do qeveria spanjolle, Kosova është shtet i pavarur, reagim i fortë nga deputetja katalanase

Futboll

Do apo nuk do qeveria spanjolle, Kosova është shtet i pavarur, reagim i fortë nga deputetja katalanase

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:46
Do apo nuk do qeveria spanjolle, Kosova është shtet i pavarur, reagim i fortë nga deputetja katalanase

Kosova zbriti mbrëmjen e djeshme në fushë ndaj Spanjës mes shumë paragjykimeve të iberikasve, të cilët nuk e njohin si shtet të pavarur dhe të lirë. Madje, për të respektuar himnin dhe flamurin e Kosovës, u deshën disa “kërcënime”, para sfidës nga ana e presidentit të Federatës Agim Ademi, i cili theksoi se ekipi nuk luante nëse nuk do të respektohej.

Të detyruar kështu për të respektuar këtë pikë, televizioni kombëtare zgjodhi një tjetër formë për të zbehur Kosovën.

Në emrin e vendosur nga regjia binte në sy emri me të vogla i Kosovës.

Ky gjest ka shkaktuar reagimin e fortë të deputetes katalanase, Miriam Nogueras, e cila thekson se do apo nuk do qeveria spanjolla, Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur. Kujtojmë, se edhe katalanasit kërkojnë dhe pretendojnë pavarësinë nga Spanja, e pikërisht kjo është edhe arsyeja pse Spanja nuk njeh Kosovën.

"Do apo nuk do qeveria spanjolle, Kosova është shtet i pavarur, reagim i fortë nga deputetja katalanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat