Spikat Vllaznia-Partizani dhe Teuta-Laçi

Futboll

Spikat Vllaznia-Partizani dhe Teuta-Laçi

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:06
Spikat Vllaznia-Partizani dhe Teuta-Laçi

Tashmë që kombëtarja shqiptare e futbollit mbylli angazhimet me ndeshjet e para kualifikuese të Katar 2022, vëmendja rikthehet sërish te Kategoria Superiore. Këtë javë spikasin dy duele, të cilat përplasin katër skuadrat e para të klasifikimit dhe që mund të tregojnë shumë për garën në vazhdimësi. Kështu, Vllaznia tashmë që ka rimarrë vendin e parë në kampionat, pret Partizanin.

Një fitore e të kuqve do të bënte që t’i kalonte shkodranët dhe të avanconin ata në garën për titull. Ndërkohë, nga ana tjetër është edhe dueli po aq i luftuar mes Teutës dhe Laçit, teksa objektivat maksimalë të skuadrave bëjnë që ndeshja të ketë shumë pritshmëri.

Të dyja këto duele do të luhen të shtunën në orën 16:00, ndërsa të dielën, në fushë zbret Tirana që pas dy fitoreve radhazi do të kërkojë të tretën, përballë Apolonisë në kryeqytet. Sakaq, Bylis ka një sfidë të fortë me Kastriotin, ndërsa Kukësi ndeshet me Skënderbeun, shkruan vipsport.

Të shtunën:

16:00 Vllaznia-Partizani

16:00 Teuta-Laçi

Të dielën:

13:00 Tirana-Apolonia

13:00 Bylis-Kastrioti

16:00 Kukësi-Skënderbeu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat