Interi shpjegon arsyet prapa ndryshimit të logos së klubit

Futboll

Interi shpjegon arsyet prapa ndryshimit të logos së klubit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:22
Interi

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello dhe zyrtari kryesor i marketingut, Luca Danovaro kanë shpjeguar arsyet pse Nerazzurrët ndryshuan logon e tyre.

Interi zbuloi logon e tyre të re në 30 mars, ndërsa tani ka ardhur edhe shpjegimi i ndryshimit të logos.

“Ne jemi shumë krenarë për historinë tonë 113 vjeçare dhe kjo krenari gjithmonë na shtyn të shohim drejt së ardhmes, duke shfrytëzuar çdo mundësi për rritje”.

“Ne me të vërtetë dëshironim të gjenim një gjuhë të re, një kanal që na lejon të afrohemi me brezat e rinj, të cilët përjetojnë emocione sportive në një mënyrë tjetër”, ka thënë Antonello për faqen zyrtare të Interit.

“Fokusi i Interit është futbolli, por ne duam të hapemi në botët digjitale, argëtimin dhe mënyrës së jetesës”.

“Logoja ruan një identitet të fortë me origjinalin, duke gjurmuar formën e saj ikonike”.

“Është një evolucion: Dy shkronja që përfaqësojnë shpirtin e Interit, një ikonë e futbollit dhe kulturës dhe ngjyra të reja për të thjeshtuar zbatimin e tij në pajisjet digjitale”, ka thënë shefi i marketingut Luca Danovaro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat