Ishte kandidat për stolin e Milanit

Futboll

Ishte kandidat për stolin e Milanit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:30
Ishte kandidat për stolin e Milanit

Ralf Rangnik duket se po pëson shumë tradhtira brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Deri në verën e kaluar përflitej se i ishte premtuar Milanit, madje kishte firmosur edhe një parakontratë për të marrë drejtimin, ndërsa “Djalli” konfirmoi në stol Stefano Piolin duke “lënë pa punë” trajnerin gjerman.

Pas kësaj u fol se duke parë krizën e Shalkes, klubi nga Gelsenkirsheni kishte vendosur që t’ia besonte Rangnikut rolin e shefit të bordit dhe të merkatos, duke nënvizuar se pritej vetëm firma. Dhe dje nënshkrimi ka ardhur, por edhe Shalke ka zgjedhur Peter Knabel.

Kaq ka mjaftuar që media gjermane të rikthehet të flasë se ndoshta tani figura e Rangnikut do të afrohet më shumë me stolin e kombëtares së Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat