Selmani: Ende pa nisur mirë ndeshja Ismet Munishi i bërtet lojtarëve

Futboll

Selmani: Ende pa nisur mirë ndeshja Ismet Munishi i bërtet lojtarëve

Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:07
Selmani: Ende pas nisur mirë ndeshja Ismet Munishi i bërtet lojtarëve

Trajneri Agron Selmani ka bërë analizë se si e pa Kosovën në përballje me Spanjën në Sevilla, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll. Ai si shembull e merr edhe trajnerin Ismet Munishi. 

 “Lojtarët profesionist apo amator para se gjithash janë qenie njerëzore që nënkupton se mund të jenë të ndikueshëm, të kenë ankth apo frikë të cilën frikë mund ta manifestojnë me simptome të ndryshme.

Të udhëheqësh një ekip nuk nënkupton menaxhimin i një situate 90 minutshe, nuk është vetëm vendosje taktike, nuk është vetëm dy fjalë motivuese por është edhe diagnostifikim i asaj që potencova me lartë dhe trajneri që ka përvojën e duhur e ndjen se me ekipin nuk shkon diçka para dhe gjatë ndeshjes duhet të improvizoj për të lëvizur gjërat.

….Ende pa nisur mirë ndeshja Ismet Munishi i bërtet lojtarëve: Sulmojeee!”

Nuk e gjejmë shpesh në literature por lojtarët gjatë 90 minuta, mund të mos jen të pranishëm në lojë deri ne 5 minuta kohë, pra në zhargonin sportiv “Flejnë në fushë”.

Kjo fjali e Ismetit sado që dikush mund ta interpreton ndryshe nuk është thirrje për sulm jashtë rezonit të futbollit por njëkohësisht është edhe cytje, motivim ,ngacmim apo ne situate te caktuara edhe zgjim …nga gjumi!”

Dy golat Kosova i mori e zënë në gjumë dhe mu në momentin kur ekipi ynë shkonte drejt një barazimi në pjesën e parë  sado që loja e reprezentacionit nuk ishte bindëse dhe jo e strukturuar taktikisht.

“Nëse mendoni se ne kemi fuqi për ta mposhtur Spanjën atëherë ju duhet të jetoni në një planet tjetër”  -  tha Challandes

Një deklaratë si kjo më argumenton atë që unë po them se Kosova ka pas frikë edhe atë shume frikë para ndeshjes me Spanjën dhe problem nuk ka qenë humbja por frika nga “turpi”, pra që të mos pjesë e një turpërimi të madh që do të mund të ndodhte”, ka shkruar Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat