Mancini: Kryem disa gabime teknike të tepërta

Futboll

Mancini: Kryem disa gabime teknike të tepërta

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:08
Mancini: Kryem disa gabime teknike të tepërta

Dëshironte një Itali me pikë të plota pas tri ndeshjeve të para dhe ashtu ndodhi. Roberto Mançini për më tepër barazoi edhe rekordin e Marçelo Lipit me 25 ndeshje radhazi pa humbje (20 fitore dhe 5 barazime), ndonëse duke qëndruar te arritja në fjalë, trajneri i Kombëtares “Axurre” quan diçka tjetër një diçka për t’u mburrur:

“Ishte ndeshja e tretë në shtatë ditë, zëvendësuam të gjithë lojtarët megjithatë e dinim që do të kishim pasur vështirësi, duke konsideruar edhe terrenin sintetik të lojës, – bën hyrjen e tij Mançini. –

Fitorja ishte e rëndësishme, ndonëse nëse do të kishim realizuar aq shumë sa krijuam, do të vuanim më pak. E di që kur luan kaq shumë lojtarët nuk mund të kenë shkëlqimin e përhershëm. Madje, në disa raste rrezikuam, pasi nuk ishim të vendosur mirë në fushë. Kryem disa gabime teknike të tepërta, por fatmirësisht nuk pësuam”.

Në fund, me penallti, sfidën e vendosi Imobile: “Duhen vlerësuar disa situata, Çiro dha gjithçka. Fizikisht lojtarët nuk janë në maksimum, por rëndësi ka karakteri, pasi golat dimë se si t’i shënojmë pak a shumë gjithmonë. Arrita rekordin i Lipit me 25 ndeshje radhazi pa humbje?

Ajo gjë në të cilën do doja ta barazoja Lipin do të ishte një fitore në ‘Katar 2022’, pasi ai fitoi Botërorin me Italinë në 2006-ën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat