Ish-futbollisti i Juventusit: Jam interist

Futboll

Ish-futbollisti i Juventusit: Jam interist

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:23
Ish-futbollisti i Juventusit: Jam interist

Inter është duke udhëhequr me bindje garën në Serinë A, teksa ekipi i Antonio Kontes duket favoriti madh për të fituar titullin dhe për të zbritur nga froni pas nëntë viteve Juventusin. Ndërkohë, një mbështetje zikaltërve i vjen edhe nga një ish-lojtar i Juventus si Felipe Melo.

Braziliani në fakt ka pasur edhe eksperiencë me Interin, e aty duket se është afeksionuar shumë me zikaltërit ndërsa thekson se është interist dhe është krenar për skuadrën e Kontes.

“Titulli është afër, por nuk e kanë fituar ende. Trajneri Konte drejton një skuadër të madhe, të mbushur me lojtarë shumë të fortë. Jam vërtet krenar për rrugëtimin që Interi po bën në këtë sezon.

E dini të gjithë që pavarësisht të shkuarës sime si juventin, unë jam tifoz i Interit. Jam dhe do të jem gjithnjë interist”, u shpreh Melo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat