Bonucci vjen me Covid-19 nga kombëtarja, humb derbin dhe supersfidën ndaj Napolit

Futboll

Bonucci vjen me Covid-19 nga kombëtarja, humb derbin dhe supersfidën ndaj Napolit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:12
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci rezultoi pozitiv për Covid-19, pasi u kthye nga angazhimet me ekipin kombëtar italian.

Kapiteni i Juventusit është izoluar në shtëpi. Mbrojtësi i Juventusit me siguri do të humbasë derbin e së shtunën kundër Torinos dhe ka shumë të ngjarë që mungesa e tij të ndihet edhe kundër Napolit, sfidën e prapambetur, që do të luhet më 7 prill 2021.

Një goditje mjaft e rëndë për skuadrën bardhezi, të cilën e pret një cikël ndeshjesh mjaft të rëndësishme. Pas humbjes në shtëpi me Benevento, “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një tronditje në pikëpamjen e nxitimit të fundit të sezonit.

Ky ishte rreziku, që klubet e Serie A kishin më shumë frikë, pas lajmit për pozitivitetin e katër anëtarëve të stafit të ekipit kombëtar Italian, që mbërriti mbrëmë, direkt mbas ndeshjes me Lituaninë. Pra, ky mund të mos jetë lojtari i vetëm axurr me Covid-19, ndaj lajme të tjera priten në orët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat