Ia morën pasaportat diplomatike Kombëtares, reagon Olta Xhaçka

Futboll

Ia morën pasaportat diplomatike Kombëtares, reagon Olta Xhaçka

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:08
Ia morën pasaportat diplomatike Kombëtares, reagon Olta Xhaçka

Një jehonë të madhe i është dhënë gjatë ditës së sotme lajmit se Ministria e Jashtme i ka kërkuar Kombëtares që të dorëzojë pasaportat diplomatike që iu dhanë në kualifikimin e Europianit të Francës. Pikërisht në periudhën kur futbollistët kuqezinjë cilësoheshin si heronjë dhe ku çdokush nxitonte për të marrë pjesë nga suksesi i tyre.

Këtë herë ka ardhur një reagim nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, që ka komentuar këtë çështje duke u shprehur se pasaportave diplomatike u kishte ardhur fundi dhe kishin kohën e caktuar, ashtu si çdo mjet tjetër identifikimi.

“Shumë zhurmë për asgjë!

Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016”, shkruan Xhacka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat