Arteta: Kushdo që ka qenë afër Sergios do të thoshte të njëjtën gjë

Futboll

Arteta: Kushdo që ka qenë afër Sergios do të thoshte të njëjtën gjë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:13
Arteta: Kushdo që ka qenë afër Sergios do të thoshte të njëjtën gjë

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka thurur elozhe sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero pas lajmit se ai do të largohet nga gjigantët e Premier Ligës, këtë verë, por edha buzëqeshi pak kur u pyet nëse ai do të donte të nënshkruante me argjentinasin.

Arteta punoi ngushtë me Agueron në ‘Etihad Stadium” gjatë kohës së tij si te shefi i Cityt Pep Guardiola, para se të transferohej në Arsenal për të marrë rolin e trajnerit kryesor.

Aguero do të jetë në dispozicion si një agjent i lirë në fund të këtij sezoni dhe i pyetur nëse Arsenali mund ta transferojë Argjentinasin tha se “do të shohim.”

Duke folur në konferencën e tij për shtyp të enjten, menaxheri i Arsenalit tha:

"Kushdo që ka qenë afër Sergios do të thoshte të njëjtën gjë. Ai ka qenë një nga fytyrat kryesore që e ka bartur atë projekt.”

Pasi iu bë presion rreth asaj nëse Arsenali mund të provonte për të nënshkruar me Agueron si një transferim falas, Arteta tha me një të qeshur:

"Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat