Ademi, me gjithë goditjet dhe dhimbjet e forta, duroi deri në fund kundër Gjermanisë: Ia vlente… 

Futboll

Ademi, me gjithë goditjet dhe dhimbjet e forta, duroi deri në fund kundër Gjermanisë: Ia vlente… 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:46
Ademi, me gjithë goditjet dhe dhimbjet e forta, duroi deri në fund kundër Gjermanisë: Ia vlente… 

Maqedonia e Veriut feston fitoren senzacionale me rezultat 2:1 në Duisburg kundër Gjermanisë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Maqedonia renditet në vend të dytë me 6 pikë në grupin J dhe ka tre me pak se lideri Armenia, duke e lënë pas Gjermaninë me 6 sosh.   

Futbollisti shqiptar, Arian Ademi, asistoi në golin e fitores kur shënon Elmas në minutën e 85-të. 

Ademi, me gjithë goditjet dhe dhimbjet e forta, duroi deri në fund kundër Gjermanisë: “Ia vlente…”.

"Kjo është një fitore e madhe për të gjithë ne, ne disi besuam në të dhe me meritë arritëm triumfin.
Ishte shumë vështirë, nuk ka fjalë, por kur një person beson edhe mund t'i arrijë të gjitha. 

Ne kemi krijuar një brez të mirë, prandaj pse të mos mundim Gjermaninë",- tha Ademi një ditë pas triumfit (1:2) në Duisburg, duke shtuar: "Fitorja ishte më se e rëndësishme për ne për t'i treguar Evropës, por edhe për t'i treguar vetes se mund të fitojmë kundër çdo ekipi kombëtar. 

Ishte gjithashtu e nevojshme për vetëbesimin tonë më të madh. 

Ukraina, Austria, Holanda po na presin në Kampionatin Evropian dhe besoj se do t’i tejkalojmë. 

Ne jemi më të vetëdijshëm tani se jemi vërtet të mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme". 

Ai mori goditje serioze që vunë në pikëpyetje praninë e tij në fushë në pjesën e dytë. Por ai duroi deri në fund.

“Po, kam goditje shumë të rënda në këmbë, por më është dashur të duroj deri në fund. Unë mendoj se do të jetë mirë pa pasoja më serioze, për disa ditë do të jem si i ri", përgjigjet ai, transmeton “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat