Shqiptari sikur në qiellin e shtatë pas fitores kundër Gjermanisë 

Futboll

Shqiptari sikur në qiellin e shtatë pas fitores kundër Gjermanisë 

Nga: K.G. Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:52
Shqiptari sikur në qiellin e shtatë pas fitores kundër Gjermanisë 

Mbrëmë, përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka shokuar Gjermaninë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 në Duisburg, në kuadër të grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski u tha mediave gjermane, se ky është triumfi më i madh i Maqedonisë në histori. 

Shqiptari është sikur në qiellin e shtatë pas fitores kundër Gjermanisë. 

"Ne arritëm të fitojmë një ekip me një histori të shkëlqyer, me shumë tituj evropianë dhe botërorë. 

Ne fituam një ndeshje të vështirë, por ky nuk është fundi. Ndeshje të reja po vijnë, dhe Maqedonia tani shpreson për shumë më tepër pas këtij triumfi", - tha Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat