Shkëmbim?

Futboll

Shkëmbim?

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:02
Shkëmbim?

Juventusi nuk ka hequr kurrë dorë nga ideja për ta rikthyer Paul Pogban. Mesfushori francez mbetet një idhull për tifozët dhe një fiksim për drejtorin Paratici.

Pogba është në përfundim të kontratës. Më 2022 mund të largohet falas nga Manchester Unitedi, por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të presin aq gjatë, do tentojnë në fund të sezonit për të gjetur një zgjidhe me sa më pak kosto.

Në fakt, Juve ka në dorë prej kohësh një “as” që mund të bëjë të mundur këtë transferim, Paulo Dybala.

Argjentinasit, gjithashtu, i skadon kontrata më 2022. Palët janë shumë larg një rinovimi të mundshëm. Në të njëjtat pozita ndodhet edhe Pogba. Kjo mund të bëjë që dy klubet United – Juve të futen në negociata gjatë verës për një shkëmbim kokë më kokë.

Sipas “Tottosport”, Dybala mund të marrë tek Unitedi atë që nuk po e arrin dot në Torino, një pagë vjetore prej 12-15 milionë eurosh. Pogba, gjithashtu, nuk është kundër një rikthimi te Juventusi, në asnjë çast nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta veshur sërish fanellën bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat