Basti i çmendur i tifozit, parashikoi fitoren e Maqedonisë ndaj Gjermanisë

Futboll

Basti i çmendur i tifozit, parashikoi fitoren e Maqedonisë ndaj Gjermanisë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:20
Basti i çmendur i tifozit, parashikoi fitoren e Maqedonisë ndaj Gjermanisë

Disfata e Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e djeshme nuk mendohej nga askush, përveç një tifozi i cili ka vendosur të ndjekë fatin e tij, duke parashikuar një fitore të maqedonasve, parashikim i cili në fund u shpërblye me një shumë të majme parash.

Tifozi në fjalë ka vendosur bast tre ndeshje, ku bie në sy parashikimi për fitoren e Maqedonisë e cila kuotohej me koeficientin 30.

Në biletë është luajtur edhe Shqipëria, të cilën tifozi e ka parashikuar me rezultatin “barazim në pjesën e parë”.

Image

Gjithashtu në këtë skedinë është vendosur  dhe ndeshja Austri-Danimark, sfidë të cilën tifozi e  ka parashikuar  me një fitore të danezëve, që arritën të triumfonin me rezultatin 0-4 mbrëmjen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat