Kërkon dyshen e suksesit të Lazios

Futboll

Kërkon dyshen e suksesit të Lazios

Më: 1 prill 2021 Në ora: 20:04
Kërkon dyshen e suksesit të Lazios

Xhenaro Gatuzo ka pasur shumë ulje ngritje këtë sezon te Napoli dhe e ardhmja me shumë mundësi nuk do e gjejë në pankinën e kaltër.

Te Napoli kanë nisur prej kohësh të studiojnë profilet e duhura të kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës. “Radio Kiss Kiss“ ka nxjerrë së fundmi Simone Inzagin si alternativën që po pëlqehet në Napoli.

Por duket se nuk është i vetmi që kërkojnë të rrëmbejnë nga kryeqyteti.

Emri i Igli Tares ngacmon imagjinatën e presidentit De Laurentis, i cili e sheh si zëvendësuesin e Guintolit në rolin e drejtorit sportiv.

Kështu Napoli kërkon dyshen që i ka sjellë një sukses të madh Lacios në vitet e fundit, megjithëse mbetet për tu parë nëse diçka e tillë do të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat