Arteta lavdëron sulmuesin Lacazette

Futboll

Arteta lavdëron sulmuesin Lacazette

Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:04
Mikel Arteta

Sulmuesi i “Topçinjëve” do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin, dhe vazhdimisht është duke u lidhur me skuadra si Atletico Madrid, Roma dhe Sevilla.

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka lavdëruar formën momentale që po kalon Alexandre Lacazette, dhe ka treguar që e ardhmja e sulmuesit do të vendoset gjatë verës.

29 vjeçari ka treguar performanca fantastike gjatë ndeshjeve të fundit, përfshirë këtu edhe golin dramatik kundër West Ham në xhiron e kaluar, ku shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia siguruar një pikë të rëndësishme Arsenalit. Po ashtu edhe shumë fansa të ekipit londinez mendojnë që ai duhet të jetë sulmuesi qendror para Pierre-Emerick Aubameyang.

Dhe duke folur në një konferencë për media, para ndeshjes në ditën e shtune kundër Liverpoolit në Premier Ligë, Arteta lavdëroi formën e Lacazette.

“Ai ka qenë në një formë tejet të mirë që nga fillimi i vitit. Ai është duke e mbajtur atë nivel, duke shënuar gola, dhe duke e mbështetur ekipin me çdo gjë. Puna e tij ka qenë fenomenale, dhe kjo është ajo që ne duam”, tha Arteta.

I pyetur rreth situatës momentale të kontratës së sulmuesit francez, Arteta tregoi që çdo gjë do të konfirmohet gjatë verës.

“Jam gjithmonë i kënaqur kur njerëzit flasin dhe spekulojnë për lojtarët tonë. Kjo do të thotë që ata janë duke luajtur mirë dhe po marrin vëmendje nga klubet e tjera. Situatën me Lacazette do ta flasim gjatë verës, do të flasim me të, t’i propozojmë planin për të ardhmen që ne e dëshirojmë, dhe kjo është e gjitha”, u përgjigj trajneri spanjoll.

Që nga fillimi i sezonit 2020/21 ka pasur shumë spekulime rreth së ardhmes së Alexandre Lacazette, ku skuadra që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e tij është gjigandi spanjoll Atletico Madrid.

Lacazette këtë sezon në të gjitha garat ka 34 paraqitje, duke shënuar 13-të gola dhe duke asistuar në tre prej tyre, për skuadrën e Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat