Ancelotti parashikon fituesin e Europianit

Futboll

Ancelotti parashikon fituesin e Europianit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:04
Ancelotti parashikon fituesin e Europianit

Trajneri i Everton-it, Carlo Ancelotti, ka folur me The Athletic për situatën e futbollit italian dhe europian. Mes gjërave të tjera, ai ka parashikuar edhe fituesin e Euro 2021.

Për Europianin.

“Vë bast tek Italia! Ka luajtur me të vërtetë mirë në këto kualifikuese…”.

Për Superligën e Europës.

“Është e qartë se nëse kampionatet kombëtare nuk do të ishin më aq tërheqës, kjo do të ishte një ide e mundshme. Por, për mendimin tim, rruga është ajo e fuqizimit të kampionateve kombëtare, të bëhen më tërheqës”, ka thënë Ancelotti.

“Superliga nuk mund të bëhet: më pas janë kalendarët… lojtarët nuk pushojnë, luajnë shumë dhe Champios League të jep mundësinë të përballesh me skuadrat më të mira të botës”.

Për situatën në Itali.

“Kritikat janë normale, ndodhin kudo. Por në Itali ka akoma presione. Për shembull, arbitrat në Premier League gabojnë shumë më pak, dhe sipas meje kanë më pak presione dhe ndihen më të lirë në vendimet e tyre”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat